306 faqet e Gjykatës së Arbitrazhit Ndërkombëtar zbulojnë skandalin, Albana Vokshi anëtare e bordit mbikëqyrës…

306 faqet e Gjykatës së Arbitrazhit Ndërkombëtar zbulojnë skandalin, Albana Vokshi anëtare e bordit mbikëqyrës…

306 faqet e Gjykatës së Arbitrazhit Ndërkombëtar (ICC) hedhin dritë mbi një skandal që përfshin botën e politikës, biznesit dhe koncesioneve të naftës në Shqipëri. Në qendër të kësaj dosjeje del emri i deputetes së PD-së, Albana Vokshi, e cila në vitet 2006–2007 ka qenë anëtare e Bordit Mbikëqyrës të Albpetrolit, pikërisht në periudhën kur kompania GBC Oil mori koncesione të rëndësishme nafte. Dokumentet e arbitrazhit dhe deklaratat e vetë qeverisë shqiptare përmbajnë një detaj alarmues: Albana Vokshi dyshohet se ka qenë pjesë e miratimit të këtyre marrëveshjeve në favor të Arjan Tartarit, partnerit të saj në jetën private, duke ngritur hije të rënda korrupsioni, konflikti interesi dhe abuzimi me detyrën publike. Procesverbalet e mbledhjeve ku janë marrë vendimet rezultojnë të zhdukura, çka forcon dyshimet...