Arrestohen në Fier 3 të kërkuar nga Italia për trafik droge – Emrat

Arrestohen në Fier 3 të kërkuar nga Italia për trafik droge – Emrat

Policia e Shtetit ka arrestuar në Fier tre persona të shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Riminit u kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”. Maksimumi i dënimit për këto vepra është 10 vjet burgim. Të arrestuarit akuzohen se gjatë periudhës qershor–dhjetor 2024, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me shtetas të tjerë, kanë blerë sasi të mëdha droge me qëllim shitjen në qytetin e Riminit. Tre personat u ndaluan në tre operacione të ndryshme në qytetin e Fierit ku në pranga ranë shtetasit Kledis Shermadhi, Ardit Mehdiu dhe Emiseldo Fasko. Ata dyshohen si pjesëtarë të një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike ndërsa Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat...