Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Akuzohen nga Italia si pjesëtarë të grupeve kriminale, arrestohen tre persona në Fier (EMRAT)
Policia e Shtetit ka finalizuar 3 operacione të tjera të koduara “Operacionalja 61”, “Operacionalja 62” dhe “Operacionalja 63”, duke vënë në pranga tre persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Të arrestuarit janë: Kledis Shermadhi, 24 vjeç, Ardit Mehdiu, 29 vjeç dhe Emiseldo Fasko, 22 vjeç. Sipas policisë, këta shtetas akuzohen nga Gjykata e Riminit në Itali si pjesëtarë të një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike. Autoritetet italiane u kanë caktuar atyre masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, me një maksimum dënimi deri në 10 vite burgim. Hetimet tregojnë se gjatë periudhës qershor-dhjetor 2024, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë, ata kanë blerë sasi të mëdha droge me qëllim shitjen në...