Berisha: Rama po asgjëson institucionet kushtetuese! Me ligjin e ri po bën pjesë të administratës, ushtrinë…

Berisha: Rama po asgjëson institucionet kushtetuese! Me ligjin e ri po bën pjesë të administratës, ushtrinë…

Në një konferencë me gazetarët, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi dje me forcë përpjekjet e kryeministrit Edi Rama për të asgjësuar institucionet kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, përmes një projektligji të ri që, sipas tij, synon centralizimin total të pushtetit në duart e qeverisë. Berisha theksoi se me këtë projektligj të shpërndarë gjatë muajit gusht, qeveria po ndërhyn në mënyrë të paprecedentë mbi institucione të pavarura kushtetuese si forcat e armatosura, universitetet publike dhe përfaqësitë diplomatike, duke i vendosur nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Këshillit të Ministrave. Ai e cilësoi këtë një “paçavure juridike” dhe një akt flagrant të uzurpimit të pushteteve në kundërshtim me Kushtetutën. “Për ata, të cilët duke parë një grup të vogël opozitar në parlament, në këshilla dhe një...