Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Hyn në fuqi tarifa prej 50% e Trump ndaj Indisë! Kryeministri Mondi premton ulje taksash
Tarifat e reja doganore prej 50% të vendosura nga Presidenti amerikan Donald Trump ndaj Indisë kanë hyrë zyrtarisht në fuqi, duke shkaktuar valë reagimesh në tregjet ndërkombëtare dhe një mobilizim të shpejtë nga qeveria indiane. Vendimi i Trump vjen pak javë pasi nënshkroi një urdhër ekzekutiv që godet Indinë me një tjetër tarifë shtesë 25%, si ndëshkim për blerjet e vazhdueshme të naftës dhe armëve ruse. Kjo e bën Indinë një nga vendet më të penalizuara nga tarifat amerikane në mbarë botën. Ekspertët paralajmërojnë se tarifat do të prekin rëndë eksportet indiane – që përfshijnë tekstile, diamante, ushqime detare dhe produkte të tjera që mbushin tregun amerikan – duke vënë në rrezik miliona vende pune në një nga ekonomitë më të mëdha në zhvillim. Në...