Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Punonjësit e huaj ‘më besnikë’ ndaj vendeve të punës në Shqipëri rezultojnë të jenë filipinasit
Në Shqipëri, në fund të vitit 2024 kishte 11.9 mijë të huaj që kishin marrë lejë qëndrimi për të punuar, sipas të dhënave që u publikuan së fundmi nga INSTAT. Ndonëse në raport me 2018-n, numri i punëtorëve të huaj me leje apo vërtetime pune gati është dyfishuar, të huajt kanë arritut të mbushin vetëm një qoshe të boshllëkut që ka lënë largimi i shqiptarëve në emigracion. Të punësuarit e huaj në 2024-n përbëjnë vetëm 2% të të punësuarve gjithsej kontribuues në sektorin privat, ku ka gjithsej rreth 560 mijë punonjës, sipas INSTAT. Që para pandemisë, në vend filloi të ndihej mungesa e fuqisë punëtore vendase, si rrjedhojë e emigracionit, kryesisht të të rinjve si dhe plakjen graduale të popullsisë. Hendekun që u krijua nga...