Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Festivali i Këngës i RTK-së do të mbahet më 6, 7 dhe 8 nëntor
Festivali i Këngës i RTK-së, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në Kosovë, do të mbahet më 6, 7 dhe 8 nëntor. Drejtori artistik i festivalit, Florent Boshnjaku, tregoi se përgatitjet këtë vit kanë nisur shumë më herët. Ai tregoi se interesimi i artistëve për të marrë pjesë në edicionin e sivjetmë është shumë i madh, dhe se pjesëmarrësit do të jenë edhe nga Shqipëria dhe vende të tjera. “Festivali në momentin që organizohet është risi, sepse sjellë këngë të reja, sjellë artistë që publiku nuk i ka parë. Ne jemi duke u munduar që kemi arritur me bë një shou solid, besoj që edhe sivjet kemi me sjellë edhe në mënyrë më profesionale edhe më të bukur para publikut dhe ato ndryshime me...