Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Yje dhe gjeopolitikë, Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin
Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë, regjisorë europianë dhe aziatikë do të zbresin në lidon e famshme nga 27 gushti në një event ku nuk do të mungojnë dozat e tensioneve politike apo luftës në gaza…festivali 11 ditor, shënon fillimin e sezonit të çmimeve në kinematografi, ndërsa filmat që kanë pasur premierën e tyre në Venecia gjatë 4 viteve të fundit kanë marrë më shumë se 90 kandidatura për Oscar dhe kanë fituar gati 20 të tilla, shkruan A2 CNN. Mes yjeve që pritet të parakalojnë në tapetin e kuq janë Julia Roberts, Emma Stone, George Clooney, Dwayne Johnson, Emily Blunt, Andrew Garfield, dhe Amanda Seyfried,...