Tel Avivi, Jerusalemi dhe aeroporti Ben Gurion, Izraeli në kaos nga protestat masive kundër Netanyahut dhe ofensivës në Gaza

Tel Avivi, Jerusalemi dhe aeroporti Ben Gurion, Izraeli në kaos nga protestat masive kundër Netanyahut dhe ofensivës në Gaza

Dhjetëra mijëra qytetarë izraelitë dolën në rrugë të martën, duke bllokuar autostrada dhe sheshe kryesore në kuadër të një “dite ndërprerjeje”, për t’i bërë presion kryeministrit Benjamin Netanyahu që të pranojë një marrëveshje armëpushimi dhe të ndalojë ofensivën e paralajmëruar në qytetin e Gazës. Familjarët e pengjeve udhëhoqën marshimin më të madh në Tel Aviv, ndërsa në Jerusalem qindra protestues u mblodhën para zyrës së kryeministrit, në të njëjtën kohë kur kabineti i sigurisë po diskutonte për luftën. Protesta të tjera shpërthyen në disa qytete të vendit, përfshirë autostradën kryesore drejt Haifës dhe aeroportin Ben Gurion. Megjithatë, ushtria izraelite ka marrë urdhër të përshpejtojë përgatitjet për një ofensivë tokësore në Gaza City. Ndërkohë, ndërmjetësit ndërkombëtarë – mes tyre Katari – po presin përgjigjen e Izraelit...