Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Orë kritike në Pishë Poro të Vlorës, zjarrfikësit në luftë me flakët! Autoritetet paralajmërojnë banorët të kenë kujdes
Forcat zjarrfikëse vijojnë betejën me zjarret në Pishë Poro, ku flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga era. Korrespondenti i Top Channel, Mikel Marsi, njofton se banorët që kanë bizneset pranë vatrave janë lajmëruar të bëjnë kujdes. Forcat zjarrfikëse po punojnë që flakët të mos kalojnë në anën tjetër të hidrovorit, aty ku ka dendësi pishash dhe ndërhyrja është shumë e vështirë. Ndërkohë që edhe boçet e pishave janë një tjetër shqetësim, pasi nga zjarri ato shkëputen nga pemët, duke përhapur zjarrin edhe në zona të paprekura nga flakët. Top Channel