Tritol dhe gëzhoja në Fushë Kuqe, dyshohet se shënjestra ishte Jozi i Big Brother, autorët ngatërruan banesë

Tritol dhe gëzhoja në Fushë Kuqe, dyshohet se shënjestra ishte Jozi i Big Brother, autorët ngatërruan banesë

Jozefin Marku FUSHË-KUQE-Një shpërthim me tritol është regjistruar në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe. Lënda plasëse ka shpërthyer në portën e jashtme të banesës në pronësi të shtetases M. D, alias M. B, ku si pasojë janë raportuar vetëm dëme materiale. Gjatë kontrollit të zonës përreth, hetuesit gjetën dhe sekuestruan disa gëzhoja, në dukje të vjetra, të cilat janë marrë në cilësinë e provës materiale. Burime për ZËRI bëjnë me dije se shënjestra ka qenë ish-banori i Big Brother Vip, Jozefin Marku, por autorët kanë ngatërruar banesën. Ish-banori i Big Brother mësohet se është shoqëruar në Polici dhe po merret në pyetje në lidhje me rastin.  Kujtojmë se banori i Big Brother dhe reperi Arkimed Lushaj, u përfolën për...