Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Nga 1 shtatori BE ndalon substancën që përdoret për thonjtë me xhel
Bota E Martë, 26 Gusht 2025 21:55 Nga data 1 shtator, përdorimi i disa llojeve të manikyrit me xhel për thonj do të ndalohet në të gjithë Bashkimin Evropian. Vendimi është marrë pas shqetësimeve lidhur me një përbërës kimik që është klasifikuar si toksik për shëndetin riprodhues. Bëhet fjalë për substancën TPO (Trimethylbenzoyl Diphenylphosphine Oxide), një kimikat që përdoret gjerësisht në produktet me xhel për thonj, që ndihmon për të forcuar xhelin nën dritën e rrezeve UV. Sipas klasifikimit të BE-së, kjo substancë paraqet rrezik për fertilitetin dhe shëndetin riprodhues.