Tjetër aksident përgjak rrugët, një i vdekur në Korçë, detajet e para

Tjetër aksident përgjak rrugët, një i vdekur në Korçë, detajet e para

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop në qarkun e Korçës. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësore, që ka qenë duke ecur në anë të rrugës, e cila për pasojë ka humbur jetën. Ndërkohë Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.