Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Përveç ministrave, edhe Behgjet Pacolli te mbledhja e Ramës në Kryeministri
Pas mbylljes së pushimeve zyrtare, Qeveria ka rifilluar aktivitetin, me disa takime të rëndësishme në zyrën e kryeministrit Edi Rama. Sot, më 26 gusht, Rama ka zhvilluar takime me disa ministra, në prag të sezonit të ri parlamentar dhe përgatitjeve për Asamblenë e Partisë Socialiste. Por përveç ministrave, gazetarja Klesiana Omeri raporton për “Klan News” se në Kryeministri ka qenë i pranishëm edhe biznesmeni i njohur kosovar, Behgjet Pacolli. Ai është parë duke dalë nga godina e qeverisë pas përfundimit të takimit, duke shtuar interes për atë që po diskutohet në mjediset e larta të politikës shqiptare. Në këto takime, i pari që mbërriti në zyrën e kryeministrit ishte ministri i Financave, Petrit Malaj. Më pas, atij i janë bashkuar ministrja e Sipërmarrjes, Delina Ibrahimaj...