I njohur për pikëpamjet e tij neo-naziste dhe homofobike, gjermani 55-vjeçar bëhet transgjinor vetëm për të shkuar në burgun e grave

I njohur për pikëpamjet e tij neo-naziste dhe homofobike, gjermani 55-vjeçar bëhet transgjinor vetëm për të shkuar në burgun e grave

Sven Liebich, 55 vjeç, i njohur për pikëpamjet e tij neo-naziste, homofobike dhe transfobike, ka ndryshuar ligjërisht gjininë dhe tani do të hyjë në burgun e grave në Chemnitz për të vuajtur një dënim prej 18 muajsh. Ai ka marrë emrin Marla-Svenja Liebich, duke përfituar nga ligji gjerman për vetëpërcaktimin e gjinisë. Liebich u dënua në korrik 2023 nga gjykata e Halle-s për nxitje të urrejtjes, shpifje dhe fyerje, ndërsa si burrë ishte i njohur për aktivitetet dhe deklaratat e tij ekstremiste. Apeli dhe rishikimi i dënimit u refuzuan, dhe zyrtarisht dënimi është i formës së prerë. Zyra e prokurorit të Halle-s urdhëroi që ai të vuajë dënimin në Saksoni, në vendbanimin e tij. Duke njoftuar në rrjetet sociale X, Liebich tha se do të...