Aksident tragjik në Korçë, makina përplas për vdekje 50-vjeçaren pranë fshatit Voskop

Aksident tragjik në Korçë, makina përplas për vdekje 50-vjeçaren pranë fshatit Voskop

Një aksident i rëndë ndodhi këtë mbrëmje në Korçë, në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një mjet ka përplasur një 50-vjeçare, e cila ecte me biçikletë në rrugë. E plagosura humbi jetën rrugës për spital. Policia në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave. Njoftimi i policisë: Korçë/Informacion paraprak Rreth orës 20:40, në rrugën e Voskopojës, një automjet me drejtues shtetasin F. H., rreth 73 vjeç, ka përplasur shtetasen A. E., rreth 50 vjeçe, banuese në Korçë, e cila lëvizte me biçikletë. Si pasojë, 50-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit. Top...