Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ministria e Mbrojtjes: 12 vatra zjarri, 4 janë aktive
12 vatra zjarri janë në total janë raportuar që prej orës 09:00 deri në orën 19:30 të ditës së sotme në të gjithë vendin. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, nga 12 vatra zjarri, 8 janë shuar, 4 janë aktive dhe 1 është në monitorim. Ditën e djeshme datë 25.08.2025, rreth orës 15:00, në fshatin Delisuf, njësia administrative Novoselë, bashkia Vlorë, është aktivizuar një vatër zjarri në një sipërfaqe pyjore me pishë dhe bimësi të përzier. Zjarri i favorizuar nga intensiteti i erës ka marrë një shtrirje të madhe duke depërtuar në pyllin e Pishë-Poros. Me gjithë punën e bërë nga forcat në terren dhe ndërhyrja nga ajri nga helikopterët e Forcës Ajrore dhe të Emirateve të Bashkuara Arabe, zjarri mbetet aktiv. Vatra e zjarrit gjatë natës...