“Jemi një hap larg fundosjes”, protestë para zyrës së Netanyahut gjatë mbledhjes së kabinetit të sigurisë

“Jemi një hap larg fundosjes”, protestë para zyrës së Netanyahut gjatë mbledhjes së kabinetit të sigurisë

Qindra protestues po marshojnë drejt zyrës së kryeministrit Benjamin Netanyahu në Jeruzalem, ku aktualisht është duke u mbajtur një mbledhje e kabinetit të sigurisë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat e huaja. Në krye të protestës gjenden anëtarë të lëvizjes së të rinjve socialistë Hashomer Hatzair, të cilët mbajnë një pankartë me mbishkrimin: “Jemi një hap larg fundosjes së plotë”, duke shprehur shqetësimin se qeveria mund të dështojë në arritjen e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve. Policia ka bllokuar njërën krah të rrugës për të lejuar zhvillimin e marshimit dhe po shoqëron protestuesit. “Para së gjithash, jeta e njeriut”, është një nga parullat kryesore që po brohorasin pjesëmarrësit, ndërsa akuzojnë kryeministrin Netanyahu dhe aleatët e tij se po i braktisin pengjet. Protesta po zhvillohet në të njëjtën...