Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për sulm, kundër pjesëtarëve të KFOR-it

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për sulm, kundër pjesëtarëve të KFOR-it

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar të martën masë paraburgimi prej një muaji ndaj një burri të dyshuar për pjesëmarrje në sulmin kundër pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan, më 2023. Gjykata ka thënë se ekzistojnë dyshime se i pandehuri L.M i ka kryer veprat penale:“bashkim për veprimtari kundërkushtetuese me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, “rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare”, “sulm ndaj personit zyrtar” dhe “pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”. Prokuroria ka thënë se i dyshuari i ka kryer këto vepra penale më 29 maj të vitit 2023, bashkë me shumë të dyshuar tjerë të nacionalitetit serb nga Kosova dhe Serbia. Prokuroria u është referuar përleshjeve që kanë ndodhur atë ditë afër...