Ngec turizmi, numri i vizitorëve të huaj në vendnumëro

Ngec turizmi, numri i vizitorëve të huaj në vendnumëro

Nga Gjergj Erebara Numri i udhëtarëve me dokumente të huaja që vizitojnë Shqipërinë për arsye turistike apo vizita pranë familjes shënoi rënie me 3.3% në muajin korrik në krahasim me korrikun e vitit të kaluar, ndërsa numri i shqiptarëve që zgjodhën të udhëtojnë jashtë vendit shënoi rritje domethënëse me 11%, bëhet e ditur nga të dhënat zyrtare të publikuara së fundmi nga Instituti i Statistikave. Numri i vizitorëve të huaj për qëllime turistike pati shënuar rritje me 31 dhe 35% përkatësisht në vitet 2022 dhe 2023, duke kontribuuar në rreth një të katërtën e të gjithë rritjes ekonomike të këtyre viteve. Ritmi i rritjes u ngadalësua në 16% në vitin 2024, ndërsa për periudhën shtatëmujore janar-korrik të këtij viti, ka pasur një rritje prej 1.1%,...