Danimarka nuk përjashton njohjen e shtetit palestinez, por ka një kusht!

Danimarka nuk përjashton njohjen e shtetit palestinez, por ka një kusht!

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, deklaroi se vendi i saj nuk përjashton mundësinë e njohjes së shtetit palestinez. “Nuk po i themi jo njohjes së Palestinës si shtet. Jemi pro kësaj, prej kohësh. Kjo është ajo që duam. Por natyrisht duhet të sigurohemi që do të jetë një shtet demokratik”, u shpreh Frederiksen para gazetarëve. Deklarata e saj vjen pas një marshimi të madh të zhvilluar të dielën në qendër të Kopenhagës, ku mijëra qytetarë kërkuan t’i jepet fund luftës në Gaza dhe i bënë thirrje qeverisë daneze të ndërmarrë hapa konkretë drejt njohjes së shtetit palestinez. Pozicioni i Danimarkës pason diskutimet e fundit brenda vendeve evropiane mbi mundësinë e një njohjeje të përbashkët të Palestinës, si pjesë e përpjekjeve për një zgjidhje afatgjatë dhe...