Qentë pastorë sulmojnë banorët në Leicestershire, gjashtë të plagosur

Qentë pastorë sulmojnë banorët në Leicestershire, gjashtë të plagosur

Gjashtë persona dyshohet se janë lënduar si pasojë e sulmeve nga dy qen të racës pastorë kaukazian në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas policisë, ngjarja ndodhi në zonën Beveridge Lane, Bardon Hill, mëngjesin e së enjtes. Në orën 06:30, një person telefonoi policinë, duke i treguar se një burrë po sulmohej nga dy qen. Rreth një orë më vonë, një tjetër dëshmitar raportoi se tre persona janë sulmuar nga qentë. Më vonë, qentë kafshuan dy banorë të tjerë në zonë. Pas kontrollit në zonë, forcat e rendit kapën dy qentë ‘Caucasian Shepherd’, duke u dërguar në një qendër të sigurisë për kafshët, ku ndodhen ende nën mbikqyrje, sikurse raporton Sky News. Autoritetet vazhdojnë hetimet për të zbuluar se si qentë dolën jashtë kontrollit dhe kush është...