Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
“Roja e Natës” – Një mbrëmje me filma dhe diskutime mbi artin amerikan në Prishtinë
Më 27 gusht 2025, ora 21:00, në Rr. Henrik Bariç 23, Prishtinë, do të prezantohet etapa franceze e Programit Ndërkombëtar të MoMA-s.Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe Muzeu i Artit Amerikan në Prishtinë ftojnë publiku në një ngjarje unike që ndërthur filma, lexime dhe diskutime mbi historinë dhe ndikimin e artit modern amerikan në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Fokus i këtij eventi është etapa franceze e Programit Ndërkombëtar të Ekspozitave Qarkulluese të MoMA-s, i nisur në vitin 1952, që solli ekspozita të artit modern amerikan në mbarë kontinentin. Artistë si Mark Rothko, Georgia O’Keeffe dhe Jackson Pollock u prezantuan në qytete kryesore si Paris, Zürich, Barcelonë, Frankfurt, Londër, Hagë, Vjenë dhe Beograd, duke formësuar skenën globale të artit. Gjatë mbrëmjes do të shfaqet...