Vuloset rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 11 Majit

Vuloset rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 11 Majit

FOTO ILUSTRUESE TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur sot rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 11 maj. Ky rezultat pritet të miratohet gjatë mbledhjes së Komisionit Rregullator, e cila do të zhvillohet të enjten, më 28 gusht, në orën 11:30. KQZ ka publikuar gjithashtu listën me rezultatin përfundimtar për çdo qark, duke bërë të mundur hapjen e rrugës për dekretin e presidentit Barjam Begaj për mbledhjen e parë të Kuvendit të ri. Palët që kanë kundërshtime mund të paraqesin ankim në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, brenda 5 ditëve nga shpallja e këtij rezultati. VENDIMI: Për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, të datës 11 maj 2025. Në mbështetje të nenit...