Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Çelet kësti i pestë për trashëgimtarët e ish-të dënuarve politikë
Ministria e Financave ka çelur këstin e pestë për kategorinë e subjekteve përfituese joparësore (trashëgimtarë), të ish-të dënuarve politikë dhe ka filluar procedurën e pagesës së këtij kësti. Kjo procedurë bëhet në zbatim të ligjit “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist ”, të ndryshuar si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e afateve dhe të skemës së shpërndarjes së fondeve të dëmshpërblimit për ish të dënuarit politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar. Për trashëgimtarët e ish-të dënuarve politikë, që bëjnë pjesë në kategorinë joparësore, dokumentet që duhet të dërgojnë janë dëshmi trashëgimie ligjore për të dënuarin politik, origjinale ose kopje e njësuar e noterizuar, certifikatë vdekjeje origjinale për ish- të dënuarin politik dhe për çdo trashëgimtar të radhës së...