Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
“Mektrin Motors” e kryebashkiakes Sako përlan 5 milionë Euro nga policia dhe 1.7 milionë nga ministria
Thasët e Buxhetit të Shtetit vazhdojnë të shkojnë te familja e kryetares së Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, përmes tenderëve abuzivë. Familja e kryetares së Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, përfiton miliona euro nga buxheti i shtetit përmes dy kompanive të saj për dhënie makinash me qira dhe shitje: “Mektrin Motors” dhe “EUROCAR Rentals”. Përmes lidhjeve të ngushta me pushtetin e Partisë Socialiste, këto kompani vazhdojnë të marrin kontrata publike të fryra me vlerë miliona euro. Policia e Shtetit ka dhënë rekord tenderësh ndaj familjes Sako, me dy kontrata me vlerë 5 milionë euro, për marrjen e makinave me qira, me një çmim prej 34 mijë euro për një makinë për 4 vite përdorim. Sipas Buletinit të Prokurimit Publik të datës 25 gusht 2025, kompania “Mektrin Motors”...