Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vrau gruan, gjykata lë në burg Pandeli Nakolecin
Mediat greke raportojnë se 40-vjeçari pranoi krimin dhe tha se do të mbante përgjegjësi të plotë për atë që ka bërë, por shtoi se qëllimi i tij nuk ishte vrasja. “Jam i shokuar dhe i shkatërruar mendërisht, i dëshpëruar dhe në burg mendoja të lëndoja veten. Unë nuk kish aq qëllim ta vrisja, gjithçka ndodhi në shpërthim të atij momenti.” Jashtë derës së gjykatës avokatja e familjes së 36-vjeçares kërkoi që autoritetet të japin dënim të ashpër në mënyrë që të jetë shembull se shoqëria nuk pranon sjellje të tilla të dhunshme. Vrasja në familjen shqiptare u regjistrua mëngjesin e të shtunës në apartamentin ku ata jetonin dhe dëshmitarë të ngjarjes ishin fëmijët e çiftit.