Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Pse portretet na kanë magjepsur për mijëvjeçarë
Qysh nga kohët e lashta deri në ditët e sotme, portretizmi na ka treguar të vërteta themelore për njerëzimin dhe identitetin, kushdo qofshin subjektet. Portretizmi ka një vend unik në historinë e artit. Duke parë se kush është portretizuar dhe si, mund të përftojmë njohuri mbi historinë shoqërore, kulturore dhe politike që asnjë lloj tjetër pikture nuk mund t’i ofrojë. Fakti që na ofron mundësinë të lidhemi me individë që kanë qenë ose janë njerëz të gjallë, na bën atë një nga zhanret më të aksesueshme dhe të dashura, është i vetmi zhanër që ka galeri të dedikuara vetëm për të dhe ka shërbyer si frymëzim për ekspozita të shumta të mëdha. “Portretizmi qëndron përtej zhanreve të tjera të artit, pasi shënon kryqëzimin midis portretit,...