Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
SHBA/ U arratis nga lufta, e vrau dhuna, 23-vjeçarja ukrainase theret me thikë në Karolinën e Veriut
Një grua e re ukrainase që kishte emigruar në Shtetet e Bashkuara në kërkim të një jete më të mirë, është identifikuar si viktima e një therjeje të pamëshirshme me thikë të premten në mbrëmje. Iryna Zarutska, 23 vjeçe, u gjet e vdekur në orën 21:55 të së premtes, në stacionin e trenit South End në Charlotte, Karolina e Veriut. Ajo ishte zhvendosur kohët e fundit në SHBA nga Ukraina, në përpjekje për t’i shpëtuar luftës së vazhdueshme me Rusinë. Një i dyshuar 34-vjeçar, Decarlos Brown, u arrestua menjëherë pasi policia mbërriti në vendngjarje. Krimet e dhunshme mbeten një problem serioz në Charlotte, e cila ka një shkallë krimi më të lartë se mesatarja kombëtare krahasuar me qytetet e tjera amerikane. Qyteti drejtohet nga kryetarja...