Vijon zjarri pranë lagunës së Nartës, edhe dy helikopterë për shuarjen e flakëve

Vijon zjarri pranë lagunës së Nartës, edhe dy helikopterë për shuarjen e flakëve

Zjarri në zonën e pyllit të Poros, pranë lagunës së Nartës, vijon për të dytën ditë radhazi. Vatrat janë përhapur në një sipërfaqe të gjerë pyjore, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe duke rrezikuar ekosistemin e pasur të zonës së mbrojtur. Forcat zjarrfikëse, ushtria dhe emergjencat civile po punojnë për shuarjen e flakëve. Në ndihmë janë angazhuar edhe dy helikopterë që po kryejnë ndërhyrje nga ajri. Megjithatë, era e fortë gjatë pasdites ka riaktivizuar disa vatra, të cilat ishin shuar më herët nga zjarrfikësit. Retë e tymit po mbulojnë zonën duke shkuar drejt qytetit të Vlorës. Vera e këtij viti është shoqëruar me numër të lartë zjarresh në disa zona të vendit, ku si pasojë është regjistruar edhe një viktimë në Gramsh.