Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shkatërrimi i pronave civile në Liban, Amnesty International: Izraeli të hetohet për krime lufte
Organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International, ka bërë thirrje për një hetim ndaj Izraelit pasi më shumë se 10 mijë prona qytetarësh të jug të Libanit janë shkatërruar. “Shkatërrimet e gjera dhe të qëllimshëm të pronave civile dhe tokës bujqësore nga ushtria izraelite, përgjatë Libanit Jugor, duhen hetuar si krime lufte,” deklaroi të martën Erika Guevara Rosas, përfaqësuese e organizatës. Sipas Amnesty International, Izraeli ka vendosur eksplozivë dhe ka përdorur buldozerë “për të prishur strukturat civile, si shtëpi, xhami, varreza, rrugë, parqe, fusha futbolli në 24 bashki” libaneze, duke lënë zona të tëra “të pabanueshme dhe duke dëmtuar jetë të panumërta”. “Në disa video, ushtarët e filmonin veten duke festuar shkatërrimin me këngë dhe thirrje,” thuhet në deklaratën e Amnesty International. Amnesty International...