Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Rekord aksidentesh në Fier, dominojnë shpejtësia dhe parakalimet e gabuara
Muaji gusht ka shënuar një numër të lartë aksidentesh në qarkun e Fierit, me pasojë tre humbje jete dhe 9 të plagosur rëndë. Sipas shefit të sektorit të Policisë Rrugore, Altin Dervishi, ndër shkaqet kryesore kanë qenë mosrespektimi i normave të shpejtësisë, parakalimi i gabuar, ndryshimi i menjëhershëm i korsisë dhe ndërprerja e menjëhershme e rrugës jo vetëm nga automjetet, por edhe nga këmbësorët. Po sipas Dervishit, akset kryesore më problematike kanë qenë kryesisht ato që lidhin fshatrat e mëdha të qarkut. Nisur nga numri i lartë i aksidenteve, janë shtuar edhe kontrollet policore. Gjatë muajit gusht në Fier janë vendosur mbi 6 mijë masa administrative, nga të cilat mbi 4 mijë për shpejtësi, të tjerat për parakalime të gabuara si dhe shkelje të tjera...