“Shpresoj që Trump t’i humbë durimi me Rusinë sa më shpejt”, presidenti finlandez: Ta detyrojë Moskën të ulet në tryezën e negociatave

“Shpresoj që Trump t’i humbë durimi me Rusinë sa më shpejt”, presidenti finlandez: Ta detyrojë Moskën të ulet në tryezën e negociatave

Presidenti finlandez, Alexander Stubb i bëri thirrje sot presidentit amerikan, Donald Trump të ndërmarrë hapa për ta detyruar Rusinë të ulet në tryezën e negociatave me Ukrainën, duke shprehur shpresën se durimi i Trump me Moskën të soset shpejt. Stubb, i cili është një mik golfi i Trump dhe drejton një vend që ndan një kufi të gjatë me Rusinë, kohët e fundit udhëtoi në Uashington me udhëheqës të tjerë evropianë për të provuar të zgjidhë konfliktin. “Shpresoj që durimi i vendeve perëndimore, veçanërisht i Shteteve të Bashkuara, të soset. Sepse sa herë që durimi i presidentit Trump soset, ai ndërmerr hapa që lejojnë të gjetjen e një zgjidhje”, tha Stubb në një konferencë për shtyp. Ai përmendi tarifat që Shtetet e Bashkuara thanë se...