“Nuk doja t’i vrisja”, qëlloi me kallash në Kombinat pas sherrit, gjykata lë në burg 28-vjeçarin

“Nuk doja t’i vrisja”, qëlloi me kallash në Kombinat pas sherrit, gjykata lë në burg 28-vjeçarin

Gjykata e Tiranës ka vendosur të izolojë në paraburgim Oltion Asllanin (alias Vodollari). 28-vjeçari që qëlloi me një armë kallashnikov drejt një automjeti në lëvizje pasditen e së premtes në zonën e Kombinatit në kryeqytet do të hetohet në masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale të “vrasjes në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë. Në sallën e gjyqit, i riu ka pretenduar se nuk ka pasur qëllim vrasjen, por se në gjaknxehtësi ka dashur veç t’i trembte personat, që sipas tij, pak çaste më parë kishin ushtruar dhunë fizike ndaj tij. Në lidhje me armën kallashnikov ai ka treguar se e kishte blerë vite më parë për 15 mijë lekë dhe se e kishte mbajtur të fshehur pranë shtëpisë. Masë sigurie “arrest në...