115 vjet nga lindja e Shën Nënë Terezës

115 vjet nga lindja e Shën Nënë Terezës

Sot shënohet 115-vjetori i lindjes së Shën Nënë Terezës, shenjtores shqiptare të njohur botërisht. “Unë gjithmonë e kam në zemër popullin tem shqiptar. Shumë e luti Zotin që paqja e tij të vijë në zemrat tona, në gjitha familjet tona, në gjithë botën. Luti shumë për fukarat e mij – dhe për mua dhe motrat e mija. Unë lutem për juve”, këto janë fjalët e Shën Nënë Terezës që i kujtojmë në përvjetorin e ditëlindjes së saj. Nobelistja shqiptare Gonxhe Bojaxhiu – Nëna Terezë u lind më 26 gusht 1910 në Shkup, atëherë pjesë e Vilajetit të Kosovës në Perandorinë Osmane. Pasi kishte jetuar në Maqedoni për tetëmbëdhjetë vjet, ajo u shpërngul në Irlandë dhe më pas në Indi, ku jetoi pjesën më të madhe...