Dy motrat shisnin misra për kurimin e vëllait, por vdiqën në aksident/ Familjarët: Na ndihmoni ta shërojmë

Dy motrat shisnin misra për kurimin e vëllait, por vdiqën në aksident/ Familjarët: Na ndihmoni ta shërojmë

Në familjen Dhimaku në Sarandë ka pllakosur zija pas vdekjes së dy motrave, Elvisës 22-vjeçare dhe Rozinës 20-vjeçare, të cilat humbën jetën në një aksident tragjik mbrëmjen e së dielës. Mes lotësh dhe dhimbjes së madhe, të afërmit rrëfyen historinë e sakrificave të dy motrave që punonin ditë e natë për të ndihmuar vëllain e tyre të vogël, vetëm 7 vjeç, i cili vuan nga leucemia. Halla e tyre, Shahidja, me dënesë kujtoi momentet e fundit përpara tragjedisë. Sipas saj, vajzat sapo ishin kthyer nga puna, por pas një pushimi të shkurtër u nisën sërish për në Sarandë, ku shisnin misra dhe produkte të fshatit për të siguruar të ardhura shtesë. “Jetojmë në këtë dhimbje kaq të madhe. 2 çupat ikën nuk kthehen më. Në...