Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
VIDEO / Zjarr me përmasa të mëdha në Lezhë, flakët përfshijnë dhe një lokal dasmash
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të martë një magazinë dhe një lokal dasmash në Lezhë. Gazetari Martin Marku raportoi direkt nga Lezha për “Klan News” se fillimisht zjarri kishte nisur nga një sipërfaqe me shkurre, mirëpo për shkak të erës ka përfshirë dhe një magazinë, e më pas edhe një lokal dasmash, i cili është në pronësi të këngëtarit të muzikës popullore Zef Beka. “Fillimisht zjarri ka rënë në një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre, ferra, në zonën e Shënkollit, në afërsi të superstradës Lezhë-Laç. Është duke u djegur totalisht një magazinë e cila është në afërsi të një lokali dasmash, në pronësi të këngëtarit të njohur Zef Bega.”, tha Marku. “Fatmirësisht nuk ka të lënduar”, tha gazetari, i cili shpjegoi se...