Garancitë e sigurisë për Ukrainën, Sekretari amerikan i Shtetit, bisedime me homologët europianë

Garancitë e sigurisë për Ukrainën, Sekretari amerikan i Shtetit, bisedime me homologët europianë

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, diskutoi me homologët europianë përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Rubio bisedoi me Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, Ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Andrii Sybiha, Ministren e Jashtme të Finlandës dhe Shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas. “Të gjithë ndajmë bindjen se ushtria ukrainase është niveli themelor i çdo garancie të tillë, prandaj forcimi maksimal i saj është prioriteti ynë kryesor”, tha ministri ukrainas pas bisedës me Rubion. Pas takimeve të ndara me Presidentin rus Vladimir Putin dhe me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, Trump i ka kërkuar Rubios të udhëheqë bisedimet për ofrimin e garancive të sigurisë për Ukrainën. /vizionplus.tv