Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Berisha konfirmon Gazment Bardhin si kryetar të grupit të PD: E ka kryer detyrën me dinjitet
Megjithëse kujdeset të thotë se vendimin do ta marrë grupi parlamentar, Sali Berisha e ka konfirmuar sot Gazment Bardhin si drejtuesin e deputetëve në Kuvend në 10 shtator. I pyetur në konferencën për shtyp, Berisha u shpreh me vlerësime maksimale për Bardhin. Do shkoni me Gazment Bardhin si kryetar grupi në shtator? Berisha: Do ta përcaktojë grupi parlamentar. Është mundësia që Bardhi të mos jetë kryetar i grupit parlamentar në shtator? Berisha:Nuk po prononcohem, por kam vlerësim qartësisht pozitiv për detyrën që Bardhi ka kryer si kryetar grupi. Funksionet ne i përcaktojmë në mënyrë demokratike, ka një rregull që do të zbatohet. Meqenëse po më pyet mua, Gazment Bardhi gjykoj se e ka kryer me dinjitet atë detyrë. Do të jetë grupi që e përcakton....