Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Si nuk qerase njëherë të vetme demokratët doktor”/ Murrizi reagon pasi PD do t’i japë deputetë aleatëve: Mos u jep poste servilëve e hipokritëve
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka reaguar sërish pas vendimit të Sali Berishës i cili i do t’i japë 3 deputetë hua aleatit të tij, Ilir Metës. Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Murrizi thotë se prej vitit 2001 PD qeras me deputetë partitë e vogla, të cilat nuk kanë garuar asnjëherë me siglën e tyre dhe nuk përfaqësojnë asnjë bazë reale elektorale. Sipas tij, këto parti kanë përfituar mandate e poste, ndërkohë që demokratët e thjeshtë dhe ata që i kanë qëndruar besnikë PD-së në opozitë, janë lënë mënjanë. “Prej vitit 2001, PD qeras me deputetë partitë partiçka që në 7 palë zgjedhje (2001, 2005, 2009, 2013, 2017, 2021, 2025) nuk kanë kandiduar asnjëherë me siglën e tyre dhe nuk e...