“Iu detyrohem kolegëve në Palestinë”/ Gazetarja e Reuters jep dorëheqjen: Janë përgjegjës për vrasjen e 245 gazetarëve në Gaza

“Iu detyrohem kolegëve në Palestinë”/ Gazetarja e Reuters jep dorëheqjen: Janë përgjegjës për vrasjen e 245 gazetarëve në Gaza

Foto ilustrim: Gazetarja IZRAEL- Gazetarja kanadeze Valerie Zink ka dhënë dorëheqjen pas tetë vitesh pune me Reuters, duke kritikuar qëndrimin e agjencisë së lajmeve ndaj Gazës si një "tradhti ndaj gazetarëve" dhe duke e akuzuar atë për "justifikimin dhe mundësimin" e vrasjes së 245 gazetarëve në enklavën palestineze. Për këtë, gazetarja tha se media perëndimore është drejtpërdrejt përgjegjëse.  Postimi i gazetare:  Për tetë vitet e fundit kam punuar si korrespondent i jashtëm për agjencinë e lajmeve Reuters. Fotot e mia që mbulojnë ngjarje në provincat e prerive janë publikuar nga Neë York Times, Al Jazeera dhe media të tjera në gjithë Amerikën e Veriut, Azi, Evropë dhe më tej. Në këtë pikë është bërë e pamundur për mua të mbaj një marrëdhënie me Reuters, duke qenë...