Treguesit e rrezikut të borxhit publik, në ulje edhe këtë vit

Treguesit e rrezikut të borxhit publik, në ulje edhe këtë vit

Treguesit e riskut të borxhit të publik këtë vit paraqiten në rënie edhe gjatë vitit 2025. Sipas informacionit të publikuar nga Ministria e Financave, rreziku i rifinancimit ose vlera e borxhit të brendshëm që maturohet brenda një viti në mesin e këtij viti përbënte 40.9% të totalit, nga 43.9% që zinte një vit më parë.Në dekadën e fundit, Ministria e Financave ka ndjekur një strategji të zgjatjes graduale të maturitetit të borxhit publik, me qëllim kryesor uljen e rrezikut të rifinancimit, por edhe përfitimin nga cikli i normave të ulëta të interesit.Vlera e borxhit të brendshëm me maturim brenda një viti pësoi një rënie të ndjeshme nga 53.5% në vitin 2016, në 44.8% në vitin 2020.Ndërkohë, në periudhën 2021-2022 kjo tendencë u frenua, për shkak...