Trafikimi i armëve nga Kosova në Shqipëri, arrestohet në Laç 41-vjeçari në kërkim

Trafikimi i armëve nga Kosova në Shqipëri, arrestohet në Laç 41-vjeçari në kërkim

Policia ka kapur në Laç një 41-vjeçar të shpallur në kërkim për trafikim të armëve të zjarrit. Në pranga u vu Ritvan Keqi, 41 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin. Ai ishte shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar “Puzzle”, i zhvilluar rreth 3 muaj më parë, për goditjen e trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri. Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 14 armë zjarri. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.