Ngecja e zgjerimit, Gjermania insiston: Ballkani në BE! I bën ‘presion’ Kroacisë

Ngecja e zgjerimit, Gjermania insiston: Ballkani në BE! I bën ‘presion’ Kroacisë

Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul kërkon t’i japë një shtysë të re procesit të ngecur të zgjerimit të BE-së. Mes një mungese avancimi të pranimit të Malit të Zi, Serbisë, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Bosnje-Hercegovinës e Kosovës në bllokun europian, kryediplomati gjerman po ndjek një taktikë të re: Ai po nxit Kroacinë, vendi i fundit që iu bashkua unionit në 2013-tën, të luajë një rol kyc në këtë drejtim. “Tani duhet t’i japim një shtysë të re zgjerimit për Ukrainën, Moldavinë dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor”, tha politikani i CDU-së gjatë një takimi me homologun e tij Gordan Grlic Radman në kryeqytetin kroat, Zagreb. “Shpresoj që Kroacia të luajë një rol aktiv dhe vendimtar si një shoqëruese. Ju i dini vështirësitë e procesit të...