Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
PL: Shqipëria, vendi më i uritur në Europë, një krim social i qeverisë Rama
Partia e Lirisë ka reaguar ashpër ndaj situatës së rëndë të kequshqyerjes në vend, duke e cilësuar një krizë të thellë sociale dhe një dështim të plotë të qeverisë Rama. Në një deklaratë për mediat, Zëdhënësja e Presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli, iu referua raportit të fundit të FAO-s, sipas të cilit Shqipëria renditet si vendi me popullsinë më të kequshqyer në Europë, krahasuar madje edhe me vende në konflikt si Ukraina. Partia e Lirisë e konsideron këtë fakt një pasojë direkte të keqqeverisjes 12-vjeçare dhe shpreh angazhimin për një alternativë të qartë që garanton sigurinë ushqimore dhe dinjitetin për çdo qytetar. Deklarata e plotë: Përshëndetje! Shqipëria e vitit 2024 është vendi me popullsinë më të kequshqyer në Europë. Sipas raportit të Kombeve...