Ministria e Mbrojtjes: Vihet nën kontroll zjarri në Bogovë të Skraparit, vijon monitorimi

Ministria e Mbrojtjes: Vihet nën kontroll zjarri në Bogovë të Skraparit, vijon monitorimi

Ministria e Mbrojtjes njofton se vatra e zjarrit në zonën e Bogovës, në Skrapar, është vënë plotësisht nën kontroll. Pas disa orësh pune intensive në terren, forcat operacionale kanë siguruar të gjithë perimetrin e jashtëm të zjarrit dhe kanë ndalur përhapjen e flakëve. Mësohet se operacioni nisi në orët e para të mëngjesit, konkretisht në orën 05:30, dhe përfshiu një numër të madh forcash nga disa institucione. Në terren kanë qenë të angazhuar: • 30 efektivë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë (FA 22) • 7 mjete zjarrfikëse nga Skrapari, Berati dhe Poliçani • 20 punonjës të bashkisë • 5 punonjës të shërbimit pyjor • 15 punonjës të shërbimeve të tjera mbështetëse Falë koordinimit mes institucioneve dhe ndërhyrjes në kohë, u arrit të izolohej zjarri...