“Tym i Bardhë” në Kosovë/ Merr fund kriza politike, Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit

“Tym i Bardhë” në Kosovë/ Merr fund kriza politike, Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit

Dimal Basha KOSOVË- Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës të martën. Bëhet me dije se ai mori 73 vota pro, ndërsa 30 votuan kundër.  Kjo ishte hera e dytë që emri i Bashës u propozua për kryeparlamentar, dhe një nga emrat e pestë të propozuar nga LVV. Zgjedhja e Bashës kryeparlamentar i hap rrugën konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re, pas një ngërçi të gjatë politik, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Pasi mori votat e nevojshme, Dimal Basha mbajti fjalën e tij nga foltorja si kryetar i Kuvendit ku falenderoi të gjithë për besimin. Ai ftoi të gjitha palët për debat të hapur dhe repsekt për njëri tjetrin, për një Kosovë të drejtë e të zhvilluar. ...