Misteri i kabinetit të ri, socialistët në “ankth”! Lëvizje të papritura në Kryeministri, ministrat i shkojnë në zyrë Ramës

Misteri i kabinetit të ri, socialistët në “ankth”! Lëvizje të papritura në Kryeministri, ministrat i shkojnë në zyrë Ramës

Delina Ibrahimaj dhe Ervin Mete TIRANË- Kryeministri Edi Rama ende nuk ka njoftuar asnjë zhvillim për ekipin që do të drejtojë vendin në 4 vitet e ardhshme, ndërsa vetëm një ditë më parë është rikthyer në zyrën e tij në godinën e Kryeministirsë. Kampi socialist është në 'ankth' për atë se çfarë pritet të sjellë kabineti i ri qeveritar, ndërsa sot në Kryeministri janë parë duke hyrë ministrja për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj dhe ish-ministri i Financave, Ervin Mete.  Takimi ka zgjatur vetëm 20 minuta për ish-ministrin Mete, i cili është filmuar duke dalë i vetëm nga godina e Kryeministrisë. Më pas në ambientet e Kryeministrisë ka shkuar zëvëndëskryeministrja Belinda Balluku, e cila ndodhet ende në një takim me Ramën. Këto lëvizje vijnë vetëm disa ditë përpara formimit të kabinetit...