Kapja e gjyqësorit/ Kalaja denoncon skandalin: KLGJ nuk na jep informacion për marrëveshjen mes Dalina Ficos dhe Sadushit

Kapja e gjyqësorit/ Kalaja denoncon skandalin: KLGJ nuk na jep informacion për marrëveshjen mes Dalina Ficos dhe Sadushit

Avokatja Adrijana Kalaja, në një lidhje direkte për mediat, ka zbuluar një skandal të thellë dhe të ndërlikuar brenda sistemit gjyqësor shqiptar. Në fjalën e saj, ajo ka denoncuar ndikimet e paligjshme që po ushtrohen nga persona të lidhur me fondacionin e menaxhimit Lindje-Perëndim, si dhe ndërhyrjet e kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, me qëllim kapjen e sistemit gjyqësor. Kalaja ka treguar mungesën totale të transparencës dhe përgjegjshmërisë nga ana e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), duke theksuar se ky institucion refuzon të japë informacion të qartë mbi zbatimin e memorandumit të bashkëpunimit me USAID-in. "KLGJ jo vetëm që refuzon të na japë përgjigje, por dukshem nuk ka dokumente, nuk ka asnjë informacion se çfarë është bërë me numrin e dosjeve stok, apo...