Arrestohet 37-vjeçari i shpallur në kërkim, i dyshuar për kryerjen e disa vjedhjeve në qytetin e Vlorës

Arrestohet 37-vjeçari i shpallur në kërkim, i dyshuar për kryerjen e disa vjedhjeve në qytetin e Vlorës

Një 37-vjeçar nga Vlora është arrestuar nga Policia, pasi ishte shpallur në kërkim si autor i disa rasteve të vjedhjes dhe tentativave për vjedhje në qytet. Bëhet fjalë për Dritan Bardhin, banues në lagjen “1 Maji”, i cili prej disa javësh ishte në ndjekje nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vlorë. Sipas të dhënave zyrtare, Bardhi dyshohet për një seri vjedhjesh të ndodhura gjatë vitit 2025, në zona të ndryshme të qytetit, përfshirë dyqane dhe magazina. Në njërin prej rasteve, ai ka arritur të vjedhë materiale me vlerë rreth 3000 euro, ndërsa në raste të tjera ka tentuar të hyjë me forcë në objekte tregtare për të kryer vjedhje. Njoftimi i policisë: Vijon puna e strukturave të Komisariatit të Policisë Vlorë, për goditjen e...